Ish-lojtari i njohur holandez u gjet i droguar dhe alkoolizuar në hotel, dërgohet për rehabilitim

11 months ago 16
Reklamë

Ish-futbollisti 34-vjeçar, Daryl Janmaat është aktualisht në rehabilitim në Afrikën e Jugut, pasi u zbulua se ai kishte probleme serioze me alkoolin dhe drogën.

Kohët e fundit, Janmaat u kontrollua gjatë gjithë natës sepse u raportua i zhdukur një mbrëmje në Scheveningen të Holandës.

Ai u gjet në agim, në një hotel në anën tjetër të qytetit. Ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit, i çorientuar, i lagur dhe i hutuar.

‘Daryl Janmaat zit met Dave Roelvink in afkickkliniek in Zuid-Afrika’ https://t.co/jkEximL8Br

— Sportnieuws.nl (@Sportnieuwsnl) September 25, 2023

Janmaat më pas u dërgua në Afrikën e Jugut, ku shpesh marrin trajtime holandezë të famshëm.

Ai e përfundoi karrierën e tij në pranverën e vitit 2022 si lojtar i ADO Den Haag dhe u bë drejtor teknik në atë klub, por nuk qëndroi gjatë.

Në karrierën e tij, ai luajti për Heerenveen, Feyenoord, Newcastle United dhe Watford.

Ai luajti për kombëtaren holandeze 34 herë, dhe gjithashtu luajti në Kampionatin Botëror “Brazil 2014”, ku fitoi medaljen e bronztë. /Telegrafi/

Read Entire Article