Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës: Serbia dhe Azerbajxhani po i shërbejnë Putinit

10 months ago 9

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar në lidhje me vizitën e presidentit të Azerbajxhanit në Serbi, Ilham Aliyev.

Në llogarinë e saj në platformën X, Haradinaj tha se të dyja vendet, Serbia e Azerbajxhani kanë rritur marrëdhëniet e tyre ushtarake dhe politike që nga viti 2011, kur Azerbajxhani kishte rritur shpresat për të fituar kontrollin e rajonit të ndarë të NagornoKarabakh dhe Serbia në anën tjetër kishte filluar fushatën e saj ilegale për të ndalur njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Ajo tha se duke duke fuqizuar marrëdhëniet e tyre me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, këto dy vende po i shërbejnë Putinit duke krijuar një varësi politike, ekonomike dhe të sigurisë ndaj Rusisë, dhe rrjedhimisht duke ngadalësuar integrimin Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimor.

“Ndërkohë, Serbia vazhdon të mbetet e pasanksionuar dhe anëtare e Partneritetit për Paqe të NAT0-s”, tha ish-shefja e diplomacisë kosovare.

Top Channel

Read Entire Article