Ish-pjesëtari i SHIK-ut jep alarm: Ju s’keni parë, as nuk keni dëgjuar akoma asgjë nga pas lufta.../ Ja çfarë “zbulon” për AKI-në

2 hours ago 30

Inspektori i AKI-së, Kujtim Shala, ka qenë ‘cak’ i sulmeve mediatike ditët e fundit.

Gazetari Vehbi Kajtazi, javën e kaluar ka zbuluar detaje të reja rreth vëzhgimeve që po ndodhin ndaj disa gazetarëve nga AKI-ja.

Ai ka thënë se në krye të kësaj lufte është inspektori i AKI-së, Kujtim Shala.

“Zyrtarët i shërbejnë një strukturë paralele brenda AKI-së. Sikur në institucionet e tjera që i shërbejnë Dejona Mihalit e strukturave të VV-së. Në krye të gjithë kësaj qëndron Inspektori, Kujtim Shala. Një ish-zyrtar me ndonjë të kaluar të lavdishme në institucione, përfshirë në FSK, që ka qenë edhe nën masa disiplinore për shkak të shkeljeve që ka bërë në punë. Ka qenë anëtar i bordit të Postës së Kosovës i emëruar nga qeveria Kurti, dhe së fundmi është emëruar Kryeinspektor. Janë të punësuar në kohën e Thaçit, por është një strukturë, luftë një raport me media e gazetarë që ka nisur shumë moti. Por një vit e gjysmë më herët ka qenë e hapur. Ministri i Brendshëm mua dhe Buzhalën na ka quajtur njerëz të Serbisë”, ka thënë ai.

Ish- agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se sulme të tilla janë kundër shtetit të Kosovës dhe sulme kundër sigurisë territorial të vendit.

Ai shprehet se edhe opozita e sulmon AKI-në dhe kjo sipas tij, për shkak të panikut dhe frikës së tyre.

“”Kordinacia”, pos Serbisë etiketimi dhe sulmi tani i koordinuar kundër AKI-së nga opozita dhe mercenarët, analistët e tyre dhe mediat e oligarëve dhe krimi i organizuar dhe korrupsioni janë sulme kundër shtetit të Kosovës, janë kundër sigurisë territoriale të vendit tonë dhe kjo po tregon se opozita është në panik dhe ka frikë”, deklaron Miftari.

Ai tregon arsyen pse opozita është në panik, gjersa “drejton gishtin” kah PDK-ja.

“Opozita është në panik dhe frikë, kjo pasi po iu ikë kontrolli i tyre ndaj vetë AKI-së (SHIK-ut), që e kishin nga pas lufta (1999-2024) gjer më sot. Ju, s’keni parë, as nuk keni dëgjuar akoma asgjë nga pas lufta. SHIK-u, AKI, janë përdorur sidomos nga PDK-ja vetëm për eliminimin dhe etikimin e kundërshtarëve politikë të tyre dhe të konkurrentëve të bizneseve të oligarëve të tyre, pra shteti armiqësor si Serbia dhe shërbimet armiqësore të Kosovës nuk ishte target zyrtar i SHIK-ut, AKI-së”, thekson ish- agjenti i SHIK-ut.

Miftari “zbulon” më tepër edhe rreth funksionimit të AKI-së.

“Paramendojeni AKI-ja është keqpërdor si një firmë privat për të ruajtur oligarët e korrupsionit dhe pushtetit. AKI është keqpërdor për të mbrojtur dhe paralajmëruar dilerët e drogës nga ligji. AKI është keqpërdor edhe kundër dëshmitarëve të Gjykatës Speciale dhe krimit. AKI është keqpërdor edhe për sigurinë fizike të oligarit të bixhozit, kazinove nga Shqipëria, Vis Martini tani një kohë i zhdukur”, shton ish- eprori e luftëtari i UÇK-së- TMK-së, pjesëtar i policisë së Kosovës dhe pjesëtar i shërbimit sekret ZKZ- SHIK-ut”.

comment

Read Entire Article