Zgjedhjet po afrohen, kështu që në vazhdimësi ka tendenca nga partitë politike të shpërfaqin si të fuqishme, ngritje elektorale e shumë të tjera.
Madje, së fundi kanë qarkulluar disa raportime se janë bërë disa sondazhe në lidhje me zgjedhjet, ku befasisht LVV e kanë vendosur me vetëm 35 për qind, një rënie e konsiderueshme krahasuar me rezultatet e 14 shkurtit 2021.
Nuk dihen të dhëna më të detajuara, në këtë rast s’ka përqindje as rezultate për partitë e tjera opozitare, kësisoj ky “sondazh misterioz” edhe duket të jetë i dyshimtë.
Pasi, nuk dihet se nga kush është realizuar dhe po përdoret vetëm për ta ‘alarmuar’ partinë në pushtet, në këtë rast LVV-në.
E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” ka folur anëtari i Listës Guxo, Luan Gacaferi.
Si fillim, ai tha raportimet se sondazhet e fundit e kanë vendosur LVV me 35 për qind, janë të rreme.
Gacaferi potencoi faktin se sondazhi i fundit zyrtar që është bërë bga UBO Consulting në muajin shtator, e vendosë LVV me 49.8 për qind.
Luan Gacaferi.
“Lajmi që po qarkullon nga mediat e Vulinit në Kosovë, ku LVV e nxjerr diku me 38%, dikund me 35% e dikund tjetër me 34%, është thjesht një lajm i rremë 100%!
Sepse sondazhi i fundit që është bërë në Kosovë, është ai i UBO Consulting në muajin shtator e i cili e nxjerrë LVV me 49.8% pa votën e diasporës, dhe sondazh tjetër nuk ka!
Madje, siç e dini ishte vetëm portali "Reporteri" i cili nuk kishte pranuar diktatin e opozitës që sondazhet e zhvilluara në Kosovë mos të publikohen, sepse po i demoralizonin militantët e opozitës kur po shihnin që LVV-GUXO, jo vetëm që nuk po pëson rënie, por përkundrazi po rritet në përqindje!”.
Gjithashtu, anëtari i Guxo theksoi se kjo është propagandë e partive opozitare, që tentojnë t’i mbajnë me shpresë militantët e tyre, që të mos i braktisin përfundimisht.
“Por, sondazhin e fundit të organizuar nga UBO Consulting në muajin shtator, e ku dilte LVV me 49.8%, nuk e publikoi as portali "Reporteri", i cili u dorëzua para presionit të opozitës që mos t'a publikonte dhe nuk e publikuan!
Kjo propagandë e opozitës përmes lehësve të tyre me pagesë, kinse LVV ka rënë herë në 38 e herë në 34% është thjesht për t'i mbajtur me shpresë militantët e tyre që mos t'i braktisin përfundimisht partitë e opozitës!” – nënvizoi ai.
Ndër të tjera, Gacaferi akuzoi edhe opozitën për këto sondazhe, derisa tha se nuk ka sondazh tjetër përveç atij të UBO Consulting.
“Ju e dini sa herë thoshte opozita dhe lehësit e tyre me pagesë, se qeveria bjen në shtator, bjen në pranverë, bjen në verë e bjen në dimër, por ja që u bënë 4 vite e qeveria nuk ra, por edhe atëherë si sot, qëllimi i opozitës është t'i mbajnë me shpresa të rreme militantët e tyre që mos t'i braktisin përfundimisht e përgjithmonë, por kështu duke i mashtruar me lajme të rreme e me shpresa të rreme qq të qëndrojnë edhe pak, se pastaj prapë ju kthehet taxhia, nëse opozita vjen në pushtet!
S’ka sondazh tjetër përveç atij të UBO Consulting që u mbajt në shtator dhe ku e nxjerrte VV me 49.8% pa diasporën! Çdo gjë tjetër është thjesht propagandë e opozitës për t'i mbajtur me shpresa të rreme militantët e tyre deri më 9 shkurt!” – përfundoi Luan Gacaferi për “Bota sot”.