Pas deklaratës së fundit, Abdixhikut i vjen lajmi i keq për zgjedhjet e radhës: I kujtohen këto gjëra!

3 hours ago 32

Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai drejton do të jetë në qeveri vetëm me të si kryeministër.

Ndër të tjera, ai u shpreh i bindur se qytetarët janë ngopur me gjendjen aktuale.

Po ashtu, ai tha se qytetarët kanë dy alternativa para vetes: një qeveri që merret me të kaluarën, dhe një që projekton të ardhmen.

Në konstelacionin politik që e ka Kosova, i ka të detyruara koalicionet. Por, ne kemi një bindje të plotë, se LDK-ja do të jetë pjesë e qeverisë vetëm me mua si kryeministër. Nuk është tragjike as opozita, por ne po shkojmë për fitore, që të bëjmë qeverinë e ardhshme. Jam i bindur që qytetarët e Kosovës janë ngopur me gjendjen aktuale. I kanë dy alternativa prapa vetes: një qeveri që merret me të kaluarën, dhe një që projekton të ardhmen. Më gjykoni për çështjet dhe idetë që kam për të ardhmen. Nëse jeni të bindur me ekipin tim, me mua, me qëndrimet që i kam, atëherë duhet mbështetur LDK-ja si forcë, jo vetëm për shkak të historikut të pastër politik që e ka në Kosovë, por për shkak edhe të projektimit të së ardhmes”, u shpreh kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

E në lidhje me këtë temë në një shkrim për “Bota sot”, ka folur analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Image

Binak Maxharraj

Ai filloi duke kritikuar Abdixhikun dhe arsyet e rënies së LDK-së tek elektorati dhe udhëheqjen e gabuar të tyre përgjatë 10 viteve të fundit.

Më ngadalë z.Abdixhiku më parë, duhesh të ia sqarosh anëtaresisë, elektoratit,se si LDK në zgjedhjet e para katër vitesh u katandisë në vetëm 12%. Si është e mundur qe një parti e presidentit historike Ibrahim Rugova, parti institucionale qe ia vuri temelt këtij shteti te bie ne 12% e LDK të sillët skur nuk ka ndodhë asgjë. Kjo rënie drastike ndodhi gjatë udhehqjes gati 10 vjeçares ish-kryetarit të LDK, Isa Mustafa dhe si pasojë e saj LDK nuk arrijti t’i fitoi asnjëherë zgjedhjet”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që LDK nuk ka bërë asnjë reform të duhur dhe se përmes asfaltimit të disa rrugëve po mundohet të bëjë thirrje për vota në emër të presidentit Rugova.

Gjithashtu Maxharraj paralajmëron rënie të sërishme të LDK-së.

Duke vazhduar ai thotë që Abdixhiku për të marrë postin e kryeministrit duhet së pari të ia sqarosh anëtarësisë shkakun e rënies kaq teposhtë të LDK-së në zgjedhjet e kaluar.

LDK nuk ka bërë reforma të duhura për demokratizimin e LDK, nuk është reformë ajo që I “mbedhë rrugëve disa deputet” të cilët janë larguar nga ndonjë parti tjetër dhe çfarë është më e keqja atyre edhe ju jepin pozita të rëndeësishme si në Kryesi, Këshillinë e Përgjithëm pa asnjë ditë përvojë në LDK. Nuk është reformë edhe shtrimi me kocka apo me asfaltalt të një “Rrugës së Re” që as vetë LDK nuk e dinë se ka e dërgon e ta lëshonë Rrugën e LDK që e ka shtruar fuqishëm presidenti historik Ibrahim Rugova. Të lëshosh rrugën e Rugovës e të thirrësh në rugovizëm këto dy gjëra nuk shkojnë bashkë. Me dallim nga rruga e Rugovës, rruga e Abdixhikut është një rrugë pa krye që nuk të dërgon askund përveç në katandisje të sërishme të LDK edhe më thellë në humnerë.

Pra, z.Abdixhiku për të marrë postin e kryeministrit duhet së pari të ia sqarosh anëtarësisë shkakun e rënies kaq teposhtë të LDK-së në zgjedhjet e kaluar, këtë ia ke borxhë elektoratit pa këtë sqarim LDK nuk mund të ecë përpara”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article