Ish-presidenti i Interit i nënshtrohet operimit në zemër

11 months ago 16
Reklamë

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është në spital pasi iu nënshtrua një operimi në zemër dhe mendohet se gjendja e tij tani është stabile.

Moratti iu nënshtrua angioplastikës për të pastruar arteriet e bllokuara dhe ishte një procedure e cila kryhet zakonisht vetëm nën efektin e anestezisë lokale.

Ai gjendet në spitalin ‘Galeazzi’ në Milan ku gjendja e tij po përcillet me shumë kujdes nga stafi mjekësor.

Former Inter President Massimo Moratti is in hospital after undergoing a heart procedure and is said to be in stable condition https://t.co/oSbD9LyY9A #FCIM #SerieA #SerieATIM #Calcio

— Football Italia (@footballitalia) September 26, 2023

78-vjeçari ishte president i Interit në periudhën e viteve mes 1995 dhe 2004, dhe më pas përsëri nga viti 2006 deri më 2013, teksa në vitin 2009/10 fituan Scudetton, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë, duke kompletuar tripletën e famshme siç njihet në botën e futbollit.

Ai ka fituar gjithashtu me Nerazzurrët pesë tituj të Serie A, katër edicione të Kupës së Italisë, katër Superkupa të Italisë, Ligën e Kampionëve, dhe Kupën e Botës për Klube.

Babai i tij, Angelo, ka qenë gjithashtu president i Interit në periudhën e viteve mes 1955 dhe 1968.

Ai i dha fund qëndrimit të tij në krye të Interit në vitin 2014 dhe këtë vendim e pati bërë të ditur pikërisht pas ndeshjes që asokohe Interi e luante ndaj ekipit francez Saint-Etienne në Ligën e Evropës, duke i shokuar tifozët e Inter por edhe të gjithë komunitetin sportiv./Telegrafi/

Read Entire Article