Ish-ylli i Ligës Premier dënohet me burgim të përjetshëm për trukim të ndeshjeve dhe ryshfet ndaj gjyqtarëve

8 months ago 4

Ish-lojtari i Evertonit Lie Tie raportohet se është dënuar me burgim të përjetshëm pasi pranoi akuzat për korrupsion.

Mesfushori defanziv ka luajtur 33 ndeshje në huazim tek Evertoni gjatë sezonit 2002/2003 dhe shtatë ndeshje tjera sezonin tjetër pasi u ble përfundimit nga klubi anglez.

Li u përfshi në një skandal që daton që nga përpjekjet e tij për të siguruar rolin e përzgjedhësit në kombëtaren e Kinës, të cilën eventualisht e drejtoi mes viteve 2019 dhe 2021.

Prokurori publik kinez lëshoi një deklaratë ‘bombë’ duke akuzuar Lie për ‘pranim dhe ofrim ryshfeti’ një vit pasi u largua nga posti i përzgjedhësit të Kinës.

46-vjeçari ishte rrëfyer se kishte paguar 330 mijë euro ryshfet për t’u bërë përzgjedhës i kombëtares së Kinës.

Ai gjithashtu kishte pranuar se kishte marrë pjesë në një skandal të trukimit të ndeshjeve për të siguruar promovimin në elitën e futbollit kinez teksa ishte në krye të Hebei China Fortuna dhe Wuhal Zall.

Përveç Lie, dënim të rëndë mori edhe ish-kreu i Federatës Kineze të Futbollit, Chen Xuyuan, i cili u dënua me 15 vjet burgim për ryshfet./Telegrafi/

Read Entire Article