Ishim mbledhur në ceremoninë e ndarjes së dekoratave, ushtarët rusë e pësojnë nga ukrainasit që i godasin me HIMARS

10 months ago 11

Një video e re amatore ka kapur momentin kur ukrainasit sulmojnë me sistemin raketor amerikan HIMARS një objekt, brenda të cilit po bëhej ndarja e dekoratave për ushtarët rusë, ku sipas vlerësimeve të ukrainasve kanë humbur jetën dhjetëra ushtarë si dhe këngëtarja që po argëtonte të pranishmit.

Kamera në momentin kur goditet objekti me HIMARS errësohet, e pamjet janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Mediat e atjeshme raportojnë se disa ushtarët rusë janë vrarë në afërsi të qytetit Starobeshev në rajonin e Donentskut, pranë kufirit me Rusinë.

Rusët që po merrnin pjesë në këtë event ishin pjesëtarët e Brigadës së 810, që njëherit shënonte ditën e artilerisë gjatë 19 nëntorit.

Blogeri ushtarak rus ka bërë të ditur se ishte organizuar një koncert në kuadër të ceremonisë së ndarjes së dekoratave, që ishte mbajtur rreth 60 kilometra larg vijës së parë të frontit.

E me gjasë ky sulm ishte hakmarrje për sulmin rus që vrau dhjetëra ushtarë ukrainase në rajonin e Zaporizhzhia gjatë 3 nëntorit, derisa ishin tubuar për ndarjen e dekoratave. /Telegrafi/

A video allegedly showing the moment of a HIMARS strike on the village of Kumachovo in Donetsk region (controlled by the "DPR") has appeared online

It is reported that on November 19, a holiday concert for Russian military personnel was held in Starobeshevo district in the local… pic.twitter.com/q1AYyzUMSQ

— NEXTA (@nexta_tv) November 22, 2023

Read Entire Article