“Ishte e padrejtë”, Sneijder pretendon se e meritoi Topin e Artë në vitin 2010

10 months ago 32

Ish-ylli i Real Madridit dhe Interit, Wesley Sneijder, pretendon se ai duhet të kishte fituar Topin e Artë të vitit 2010 dhe jo Lionel Messit.

Sneijder shijoi një sezon të shkëlqyer në sezonin 2009/10, pasi Interi i Jose Mourinhos fitoi tripletën: Serie A, Coppa Italia dhe Ligën e Kampionëve.

Kjo u pasua gjithashtu nga një humbje në finalen e Kupës së Botës 2010 nga Spanja për Holandën e Sneijder në Afrikën e Jugut.

Messi fitoi titullin e La Ligës në sezonin 2009/10 dhe Ligën e Kampionëve në 2009 dhe 2011, teksa përfundimisht mori çmimin e tij të dytë Topin e Artë.

Sneijder përfundoi i katërti në listën përfundimtare të votave për trofeun e vitit 2010, me Messin që mori 22% të votave, përpara shokëve të tij të Barcelonës Andres Iniesta (17%) Xavi (16%), me Sneijder që kishte vetëm 14%.

Frustrimi për fitoren e Messit është ende një temë që e lëndon Sneijderin, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2019, por humbja nga Spanja në finale është keqardhja më e madhe e karrierës së tij.

“Ishte pak e padrejtë që unë nuk e fitova Topin e Artë 2010 dhe Messi e fitoi”, ka thënë fillimisht Sneijder në një interviste për kanalin egjiptian Alhayah TV.

“Por, unë nuk jam një djalë që qaj për këtë. Topi i Artë është një çmim individual dhe unë preferoj të fitoj trofe kolektivë”.

“Nëse do të më duhej të zgjidhja mes Ligës së Kampionëve dhe Topit të Artë, do të zgjidhja Ligën e Kampionëve që fitova , jam shumë i lumtur me atë titull”.

🗣️Wesley Sneijder on his 2010 Ballon d’Or and World Cup frustration

“It was a little unfair that I didn’t win the 2010 Ballon d’Or and Messi did. But, if I had to choose between the Champions League and the Ballon d’Or, I would choose the Champions League. I’m still heartbroken… pic.twitter.com/SJkg9pIxml

— Football España (@footballespana_) December 2, 2023

“Ne e merituam të fitonim në finalen e 2010 kundër Spanjës, por ata ishin të jashtëzakonshëm dhe na mundën. Arritja në finale ishte një arritje e mrekullueshme për të cilën ëndërroja dhe jam ende i thyer që kam humbur”, përfundoi holandezi.

Vendi i katërt i Sneijder në vitin 2010 ishte hera e vetme që ai përfundoi në dhjetëshen më të mirë të votave për Topin e Artë në karrierën e tij. /Telegrafi/

Read Entire Article