“Ishte i lidhur, do të martohej”, gruaja rrëfen dramën: Më aksidentoi për vdekje vëllain, si i shpëtoi burgut nipi i politikanit

4 months ago 4

Një motër kërkon drejtësi për vdekjen e vëllait të saj. 27-vjeçari Endrit Ndrecaj nga Lezha humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik dhe u plagos rëndë pasagjeri që udhëtonte në këtë motomjet, Amarildo Pjetri. Familjarët e të ndjerit kanë kërkuar ndihmën e institucioneve ligjore për të vënë drejtësi për humbjen e të afërmit të tyre.

Motra e të riut fatkeq, tregoi mes lotësh dhe zërit që i dridhej nga dhimbja tha për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti se autori nuk bëri burg, për shkak të njohjeve të veta, pasi thuhej se ishte nipi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Vëllai im iku me motor, se e mori një shok në telefon, për ta marrë. Vëllai ishte duke bërë disa rregullime në shtëpi, se po rregullonte një dhomë, për t’u martuar dhe krijuar familje. Ishte i lidhur prej 1 viti me një vajzë, do të krijonte familje. Një djalë nga Kosova bëri manovër në krah të kundër, e përplasi. Na thanë; Ishte nipi i Ramushit. Na u bë si presion psikologjik. Ne jemi një familje e varfër, pa përkrahje. Ne kemi kushte të vështira ekonomike. Dhe e kanë përbuzur këtë gjë besoj. Personi që aksidentoi vëllain kishte marrë makinë me qira këtu në Shqipëri. E morëm vesh nga proceset gjyqësore. Në fillim me këtë çështje u mor vëllai im. Më pas e mora unë përsipër. Ne nuk kemi pasur marrëdhënie të mira me vëllain, para dhe pas aksidentit. Ai siç duket ka dashur të marrë diçka, të përfitoi nga aksidenti i vëllait. Babai im u shokua dhe ma besoi mua këtë gjë. Fajtori u la në arrest shtëpie, që kur nisi COVID-i, në mos gaboj. Nuk do askush që të bëjë aksident, por mënyra se si u soll nuk ishte korrekte. I shpëtoi dënimit se ishte nip i një politikani. Por kushdo që mund të jetë, duhet të marrë dënimin e vetë. Ata duhet të kishin ardhur në mënyrë njerëzore te ne.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article