“Ishte më shumë sesa të qëndroja në PSG, atë pozitë nuk do t’ia uroja askujt” – Mbappe flet për rinovimin e tij me PSG-në në vitin 2022

3 months ago 14
Reklamë

Kontratës së Kylian Mbappes po i vjen fundi dhe brenda pak ditësh ai do të prezantohet me ekipin e ri, Real Madridin, ndërsa francezi është ndalur të flas  për vitin 2022, kur ai rinovoi kontratën e tij me PSG-në edhe për tre vite të tjera për habinë e shumë njerëzve.

Sot ishte hera e parë që Mbappe foli për këtë fakt , duke sqaruar se shumë faktorë ishin të përfshirë në vendimin.

“Ishte më shumë se qëndrimi në PSG. Ishte Kupa e Botës në Katar. Kishte shumë gjëra rreth situatës. Ishte një vendim i madh, një vendim i vështirë, por nuk pendohem për asgjë”.

“Sigurisht, në një karrierë duhet të marrësh vendime të vështira dhe këtë bëra, por u bëra golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me PSG-në. Unë dua vetëm të kujtoj gjërat më të mira… Nuk ishte një situatë e lehtë dhe u uroj që askush të mos e përjetojë këtë”, deklaroi francezi.

Ai u pyet gjithashtu se për kë do të bënte tifo në finalen e Ligës së Kampionëve, për të cilën francezi u përgjigj me diplomaci.

“Jo, unë thjesht do ta shikoj finalen si ju . Kur e doni futbollin, shikoni çdo ndeshje. Unë shikoj çdo ndeshje kur të mundem.. në Francë, Angli, Spanjë, Gjermani, kështu që, sigurisht, do të shikoj Ligën e Kampionëve”.

Ai vazhdoi të fliste për Ligën e Kampionëve, të cilës i është afruar disa herë edhe pse nuk e ka arritur kurrë. Finalja e vitit 2020 në Lisbonë ishte veçanërisht e dhimbshme, kur humbën ndaj Bayern Munich 1-0.

“Është pjesë e rrugëtimit, sigurisht që kam shumë shanse për të fituar Ligën e Kampionëve, por mendoj se është pjesë e fatit”.

“Ishte e pabesueshme. Unë jam francez, jam parizian, kështu që ishte diçka e veçantë. Shtatë vjet… kjo është shumë në një karrierë, aq më tepër në futbollin modern. Ka qenë e veçantë për mua të jem pjesë e PSG-së. Duhet të mbahet mend se Mbappe është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe një legjendë e vërtetë, duke qëndruar në Ligue 1 për shumë sezone”, përfundoi Mbappe.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e francezit jashtë vendit të tij, me Real Madridin si klubin e ardhshëm, të cilët mund të konfirmojnë nënshkrimin e tij menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/ 

Read Entire Article