Ishte ngarkuar në kufirin greko-shqiptar, kapet në Greqi fugoni me 195 kg marijuanë

8 months ago 8

Policia greke ka sekuestruar një ngarkesë të madhe droge pasditen e djeshme.

Pas informacioneve të siguruara, policia ka ndaluar një fugon në aksin Patra-Athinë, konkretisht në vendin e quajtur Kiato.

Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 145 pako me 195 kg 60 gram marijuanë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, 67-vjeçari Andonis Panagiotopoulos.

Nga hetimet rezulton se mjeti ishte ngarkuar në kufirin shqiptaro-grek. Mjeti i transportit rezulton i vjedhur në Athinë në 13 shtator 2023, ndërkohë që i ishin vendosur targa false XZP 1586.

Policia ka sekuestruar telefonin celular të drejtuesit për të zbuluar komunikimet e tij. Llogaritet që fitimi nga trafiku i kësaj ngarkese të shkonte rreth 600 mijë euro. 67-vjeccari i arrestuar rezulton njëkohësisht person i shpallur në kërkim, i dënuar nga Gjykata e Janinës me 8 vjet burg dhe 10.000 euro gjobë për trafik droge.

Ai është dërguar në Komisariatin e Korinthit ndërkohë që hetimet i zhvillon Prokuroria e këtij qyteti.

Mësohet se ai do të paguhej 200 euro për kilogram dhe lëndën narkotike do e dorëzonte tek një shtetas shqiptar i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Prej fillimit të vitit policia greke ka sekuestruar 261 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article