Përparim në bisedimet me Beogradin?/ Kurti: Tani ka një marrëveshje, jo vetëm dialog

2 hours ago 22

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka theksuar se “tani ka një marrëveshje, jo vetëm një dialog” për bisedimet e Brukselit, pasi u pyet për ecurinë e negociatave me Serbinë në Bruksel dhe nëse pritet përparim në atë drejtim.

“Ne tashmë kemi një marrëveshje, jo vetëm një dialog”, u tha Kurti gazetarëve shkurtimisht, pa dhënë detaje.

Kurti javën e kaluar tha se Kosova pret që Komisioni i ri Evropian të fillojë një dinamikë të re sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Të enjten në Bruksel do të ketë takim në nivelin e kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç dhe ende nuk dihet nëse të njëjtët do të kenë një takim trepalësh.

Takimi i fundit në mes kryenegaciatorëve të Kosovës dhe Serbisë u mbajt më 17 shtator. Bislimi dhe Petkoviç nuk patën takim trepalësh, por vetëm të ndarë me emisarin e BE, Miroslav Lajçak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article