Ishte pjesë e Leicester në suksesin e vitit 2016, ndahet nga jeta ish-trajneri i “Dhelprave”

1 month ago 13
Reklamë

Ish-trajneri i Leicester City, Craig Shakespeare është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, pas një beteje disa mujore me kancer.

Shakespeare ishte pjesë e mrekullisë së vitit 2016, ku Leicester City u shpall kampion i Premier Leagues, si ndihmës i trajnerit Claudio Ranieri.
Në tetorin e vitit të shkuar, Shakespeare u diagnostikua me kancer, teksa të enjten e 1 gushtit mbylli sytë përgjithmonë.

Lajmin e ka bërë me dije familja e trajnerit, që me anë të një deklarate shkruan: “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Craig Shakespeare , ‘SHAKEY’. Craig ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në shtëpi i rrethuar nga familja e tij.

Ndërsa familja është jashtëzakonisht krenare për arritjet e tij në futboll si lojtar dhe trajner, për ne, familjen e tij, ai do të jetë gjithmonë një bashkëshort, baba, bir, vëlla dhe xhaxha i dashur.
Humbja është shkatërruese për të gjithë ne dhe ne do të kërkojmë që të jepet privatësia në këtë kohë tepër të vështirë, ndërsa përpiqemi të pajtohemi dhe të mbajmë zi për humbjen e një personi shumë të veçantë.”

Read Entire Article