Islam Dudaev merr medalje bronzi

1 year ago 43
Reklamë
22:03 14/07/2023

Suksesi i mundësit të Shqipërisë në turneun e Budapestit

Mundësi i Shqipërisë, Islam Dudaev mori medalje bronzi në stilin e lirë për peshën deri 65 kilogramë në turneun ndërkombëtar Polyak Imre & Varga Janos Memorial që po mbahet në Budapest. 28-vjeçari triumfoi me pikë 11 – 5 në sfidën për vendin e tretë ndaj Alibek Osmonov të Kirgistanit.

Dudaev e nisi garimin e tij prej fazës së 1/8, duke mundur 2 kundërshtarë përpara se të ndalej nga amerikani Nicholas Boone Lee në duelin gjysmëfinal. Islam Dudaev ka marrë edhe medalje të tjera për Shqipërinë mes tyre bronz në Kampionatin Europian dhe Lojërat Mesdhetare në vitin 2022.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article