Pas sulmit kibernetik që po bllokon prej ditësh në shërbimet e administratës publike në Itali, besohet të jenë rusët, shkruajnë mediat atje.
Aksioni në fakt u pretenduar më herët nga Lockbit, një bandë kibernetike, siç e përshkruan Quotidiano Nazionale, e njohur tashmë për sulmet e kryera kundër Rajonit të Lazios në 2021 dhe Agjencisë së të Ardhurave në 2022, ndërsa 8 dhjetorin e vitit të kaluar goditi kompaninë e sistemeve dixhitale Westpole. Pasi zhyti në pështjellim infrastrukturën cloud të disa entiteteve lokale dhe kombëtare, mbreti i Ransomware tani po kërkon një shpërblim në kriptomonedha, thuhet në shkrim.
Janë me qindra shërbime të përfshira në sektorë të ndryshëm, por ndër këto, shqetësimin kryesor e përbëjnë procedurat e plotësimit dhe dërgimit të fletëpagesave, me qindra mijëra punonjës në ankth për pagat dhe rrogat e tyre të trembëdhjetë. Ministri i Administratës Publike, Paolo Zangrillo u përpoq të qetësonte publikun duke thënë se janë duke verifikuar dhe se për momentin nuk ka probleme.
Më kanë informuar për këto sulme që synojnë të kërkojnë probleme me ndarjen e pagave. Deri tani nuk më ka mbërritur asnjë reagim emergjent”, u shpreh ai. Agjencia Italiane për Sigurinë Kibernetike, njoftoi se vonesat në pagesa kanë të bëjnë vetëm me mbingarkesën e sistemit. Lockbit, një nga grupet që kanë frikësuar botën e sigurisë kibernetike prej vitesh, duket se lidhet me forume rusishtfolëse.
Ransomware i krijuar prej tij kufizon qasjen tek pajisja e infektuar nga virusi në këmbim të një shpërblimi në kriptovaluta si Zcash, Monero ose Bitcoin. Sipas artikulli, duket se grupi i hakerëve i njihte mirë pikat e dobëta të sistemeve informatike italiane.
Top Channel