Italia cakton dy miqësore në SHBA

7 months ago 33
Reklamë
23:00 03/02/2024

Do të përballet me Venezuelën dhe Ekuadorin

Italia vendosi në që datat e lira nga FIFA në Mars të zhvillojë dy miqësore në Shtetet e Bashkuara.

Më 21 Mars, ekipi i drejtuar nga Lucciano Spalletti do të dalë në fushë në stadiumin e Inter Miami në Fort Lauderdale, kundër Venezuelës, me ndeshjen që do të nisë në orën 22:00.

Ndërsa më 24 Mars do të jetë radha e ndeshjes kundër Ekuadorit në Red Bull Arena në Nju Jork në orën 21:00.

Këto dy ndeshje do të shërbejnë edhe si vitrinë e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, ku kombëtarja mungon që nga viti 2005, por edhe përgatitje për Europianin e Gjermanisë.

Italia ishte vendosur në vazon e fundit, për shkak të rezultateve të raundit kualifikues.

Azzurrët do të konkurrojnë në grupin B me Spanjën, Shqipërinë dhe Kroacinë. Ndeshja e parë në Gjermani do të jetë më 15 Qershor kundër Shqipërisë. Në datën 20 kundër Spanjës ndërsa më 24 ndaj kroatëve.

Italia është kampione në fuqi dhe do të pretendojë të mbrojë trofeun e fituar.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article