Italia mbetet pa trajner

1 year ago 24
Reklamë
16:04 13/08/2023

Roberto Mancini dorëhiqet 10 muaj para Europianit

Roberto Mancini nuk është më trajner i Italisë. 58-vjeçari dha dorëheqjen këtë të dielë edhe pse ishte nën kontratë deri në vitin 2026. Federata Italiane e Futbollit njoftoi vendimin e Mancini, duke sqaruar se do të bëjë me dije se cili do të jetë pasuesi i tij në ditët e ardhshme.

Roberto Mancini largohet 10 muaj para finaleve të Euro 2024, ndërsa Italia duhet të luajë takimet e radhës në shtator ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup dhe ndaj Ukrainës në Milano. Një vendim ky që vjen pak ditë pasi Mancini ishte emëruar edhe përgjegjës për të gjithë përfaqësueset e moshave.

Roberto Mancini mori drejtimin e Italisë në maj të 2018 dhe e udhëhoqi drejt titullit kampione e Europës në Euro 2020, por dështoi ta kualifikonte në Kupën e Botës 2022. Në mediat italiane kanë nisur menjëherë spekulimet se kush mund të jetë pasardhësi duke përmendur emra si Conte apo Spaleti që për momentin janë të paangazhuar.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article