Italia nuk kënaqet nga sulmuesit/ Mediat: Axurrët, jo favoritë për të fituar Kampionatin Europian

6 months ago 12
Reklamë
21:55 27/02/2024

Është kampione në fuqi e kompeticionit, por Italia nuk niset si favorite në Euro2024. Mediat vendase raportojnë se situata tek kombëtarja Axurre nuk është ajo e duhura, pasi lojtarët që mund të thirren nga trajneri Luciano Spalletti nuk po kalojnë një moment të mirë.

Gjithçka duket se lidhet me repartin e sulmit, aty ku lojtarë potencial për vendin e titullarit po zhgënjejnë me paraqitjet e fundit në nivel klubesh. Xhianluka Skamaka, Giakomo Raspadori, Çiro Imobile dhe Retegui nuk kanë shënuar vazhdimisht në sezonin 2023-24, ku kanë pasur shumë ulje dhe ngritje. 

Raspadori duket se është më i favorizuar për momentin për të qenë sulmuesi kryesor në urdhërat e trajnerit Spalletti. Në 6 takimet me ish-trajnerin e Napolit në stol, Raspadori ka luajtur si titullarë në 4 takime.

 Në këto sfida, Italia ka koleksionuar tre fitore, dy barazime dhe një humbje, atë kundër Anglisë, duke ngritur kështu pikëpyetje rreth asaj që pret Italinë në Kampionatin Europian. Axurrët do tentojnë për të fituar titullin kampion Europe për herë të dytë radhazi, mision që nis përballë Shqipërisë në Dortmund më 15 Qershor.

Sfida do të luhet në Dortmund dhe do transmetohet falas dhe ekskluzivisht ashtu siç i gjithë Europiani në televizionin kombëtar TV Klan.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article