Italiania po ecte në korsinë e biçikletave në Bulevard kur e kapi plumbi qorr, detaje nga plagosja në Tiranë. Një burrë te zona e Piramidës pëson të njëjtin ‘fat’

9 months ago 6

Zbardhen detaje rreth plagosjes së shtetases italiane gjatë natës në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12 e 35 pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se 50-vjeçarja italiane ka qenë duke ecur në bulevard, në korsinë e biçikletave, kur është goditur nga sipër nga një plumb qorr dhe e ka prekur në vesh dhe gjoks.

Ndërkohë, një rast i ngjashëm ka ndodhur dhe në zonën e Piramidës, ku një burrë është plagosur nga një plumb qorr.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article