LAJM I FUNDIT/ Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin

2 hours ago 20

Pogradec

Aksident në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Lin.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete teksa njëri prej tyre nga goditja e fortë është përplasur me trafikndarësen.

Është kërkuar ndihma e ambulancës së Pogradecit e cila ka dhënë ndihmën e parë për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët por që sipas burimeve nuk kanë dëmtime serioze.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila po zbardh rrethanat e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article