Iu prishën banesat nga tërmeti, një grup personash mblidhen para bashkisë Durrës: Nuk kemi marrë bonusin e strehimit prej 1 viti

8 months ago 7

Një grup qytetarësh janë mbledhur sot para bashkisë së Durrësit duke kërkuar bonusin e strehimit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka raportuar se banorët nuk marrin bonusin e strehimit prej gati një viti, pas prishjes së ndërtesave nga tërmeti i 2019.

“Po na zbojnë nga shtëpia sepse nuk kemi mundësi të përballojmë jetesën e të paguajmë qeratë e shtëpive ku banojmë. Ku është zgjidhja, kemi ardhur disa herë tek kryetarja dhe nuk na ka takuar. E dimë varfërinë por zgjidhja e problemit të pastrehëve nga tërmeti, por Rama para 4 vitesh mori kredi dhe ndihma. Ku shkuan ato? Në bashki na kanë thënë kanë mbaruar ndihmat e fondet. Rama tha që fondet janë të mjaftueshme”, tha njëra prej tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article