Iu rrëzua amendamenti/ “Sot armiqtë tanë e të Kosovës fërkojnë duart”, Basha: Neveri! PD s’do të reshtë të…

8 months ago 16

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas vendimit të Kuvendit që rrëzoi amendamentin e tij për çështjen e sigurisë.

“Detyra e secilit prej nesh është që të bëhemi gati. Pasi e keqja, në planin e brendshëm, në kuptimin ekonomik, dhe pasi debati për to dhe përcaktimi rrugës për t’i zgjidhur këto probleme ka kohë, minimumi i një shoqërie të përgjegjshme.

Akti i sotëm është dëshpërues. Votimi sot do të shtronte rrugën për amendamentin tjetër që ka kohë që pret. Ndjej neveri për papërgjegjshmërinë sot për hedhjen poshtë të këtij amendamenti. S’do të rreshtim si PD që asetet e Shqipërisë, janë të shqiptarëve. Pasojat janë fatet, të drejtat, pronat, jetët e shtetasve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Amendamenti dytë ka lidhje me zyrtarët e korruptuar. Ata përbëjnë një shënjestër të butë për faktorë të tretë për të depërtuar me politikat e tyre”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article