Iu zbulua lidhja me një mjek të martuar, Miss-i i shumëpërfolur heq dorë nga kurora pas publikimit të skandalit

8 months ago 12

Fituesja e Miss Japonia, e cila ka lindur në Ukrainë, ka hequr dorë nga kurora pasi një media zbuloi lidhjen e saj me një burrë të martuar. 26-vjeçarja Karolina Shiino u kurorëzua Miss Japonia dy javë më parë, por fitorja e saj ndezi debat publik për shkak se ishte nga Ukraina. Ndërsa disa e mirëpritën kurorëzimin e saj, ndërsa të tjerë thanë se ajo nuk përfaqësonte idealet tradicionale japoneze të bukurisë. Mes bujës, një revistë lokale publikoi një lajmin se 26-vjeçarja ishte në një marrëdhënie me një burrë të martuar, i cili është influencues dhe mjek.

Fillimisht organizatorët e konkursit mbrojtën Shiino, duke thënë se ajo nuk e dinte që burri ishte i martuar. Megjithatë të hënën, organizatorët thanë se Missi kishte rrëfyer se kishte ditur që ai kishte një familje tjetër. Ajo ka kërkuar falje që mashtroi dhe organizatorët e kanë pranuar dorëheqjen e saj nga titulli, tha Shoqata Miss Japonia. Shiino gjithashtu u kërkoi falje fansave të saj dhe publikut të gjerë në një deklaratë të hënën, ku tha se kishte vepruar nga frika dhe paniku në përgjigje të raportimit. “Më vjen vërtet keq për telashet e mëdha që kam shkaktuar dhe për tradhtinë e atyre që më mbështetën”, tha ajo.

Titulli i Miss Japonisë tani do të mbetet vakant për pjesën tjetër të vitit. Shiino u kurorëzua në 22 janar, personi i parë me prejardhje evropiane që iu dha ky nder. Ajo ka lindur në Ukrainë para se të shpërngulej me nënën e saj në Japoni kur ishte pesë vjeç dhe të merrte mbiemrin japonez të njerkut të saj. Ajo flet dhe shkruan rrjedhshëm japonisht dhe u bë qytetare e Japonisë në vitin 2022. Me të marrë titullin, u shpreh: “Nuk më kanë pranuar shumë herë si japoneze, por jam mirënjohëse që jam njohur sot si japoneze”.

Read Entire Article