Izolohet vatra e zjarrit në Fier, zonat e banuara nuk rrezikohen

1 year ago 47
Reklamë

Pas disa oresh ne lufte me flaket , vatra e zjarrit ne fshatin Hambar, ne Çakran te Fierit, po neutralizohet plotesisht. Sipas shefit te sherbimit zjarrfikes ne Bashkine Fier, Zija Hyka, per fikjen e zjarrit masiv moren pjese sherbimet zjarrfikese te Fierit, Rroskovecit, te cilave u erdhi ne ndihme nga ajri helikopteri Cougar. Te favorizuara nga era flaket u perhapen me shpejtesi ne nje siperfaqe te konsiderueshme duke rrezikuar edhe banesat. Aktualisht ka mbetur aktive vetem nje vater e vogel zjarri nderkohe qe flaket prane zones se banuar jane neutralizuar plotesisht.

Autoritet njoftojne se eshte djegur dhe nje siperfaqe e konsiderueshme me ullishte, ndersa forcat zjarrfikese jane mobilizuar ne terren per fikjen e plote te zjarrit.

Read Entire Article