Izrael, pengjet e liruar: Mos hyni në tunelet e Hamasit, rrezik kolosal!

10 months ago 48

“Mos dërgoni ushtarët tanë në tunelet e Hamasit, i pret një rrezik kolosal”!

Pengjet izraelitë të liruar nga Hamasi e paralajmëruan ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant gjatë një takimi me të, të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre.

Njëri prej pengjeve, i cituar nga The Times of Israel, rrëfeu tmerrin me të cilin ishin përballur çdo ditë dhe traumën që kanë vazhduar të përjetojnë edhe pas lirimit.

“Jetonim me frikë çdo minutë të ditë. Nuk e keni idenë me çfarë lloj përbindëshash kemi të bëjmë. Nëse ndihen të kërcënuar, nuk do të ngurrojnë të përdorin pengjet”, u shpreh ai, ndërsa shtoi: “Mos shkoni nëpër tunele. Ata lëvizin brenda tyre në grupe të mëdha. Është një rrezik i jashtëzakonshëm për ushtarët, por edhe për pengjet”.

Përpjekje të reja po bëhen për një marrëveshje mbi lirimin e më shumë pengjeve e në kuadër të tyre, vetë kreu i CIA-s William Burns u takua në Varshavë me shefin e agjencisë izraelite të zbulimit, Mossad dhe kryeministrin e Katarit. Ky ishte takimi i parë i këtyre tre zyrtarëve që nga përfundimi i pushimzjarrit njëjavor në fund të nëntorit, gjatë të cilit rreth 100 pengje, duke përfshirë një numër shtetasish të huaj, u liruan në këmbim të lirimit të rreth 240 palestinezëve, që po vuanin dënime në burgjet e Izraelit.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby e pohoi megjithatë se bisedimet nuk ishin “në një pikë ku një marrëveshje tjetër është e afërt. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin nga ana tjetër bisedoi me udhëheqës ushtarakë izraelitë për kufizimin e operacioneve luftarake kundër Hamasit në Gaza. Trysnia po shtohet ndërsa Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, disa nga aleatët më të afërt të Izraelit, iu bashkuan thirrjeve globale për një armëpushim gjatë fundjavës.

Top Channel

Read Entire Article