Izraeli publikon pamje të reja nga tuneli: Dëshmi se Hamasi po e zhvillon luftën nga spitali

10 months ago 22

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka zbuluar pjesë tjera siç pretendojnë ata, të rrjetit të tuneleve të Hamasit nën spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë publikuar videot dhe fotografitë, ku shihen hyrjet shtesë në tunele si dhe hapësirat nëntokësore dhe strehimoret, transmeton Telegrafi.

IDF dyshon se nën spitalin më të madh në Rripin e Gazës, gjendet qendra komanduese e Hamasit që shtrihet deri te ndërtesa në afërsi të Al-Shifas.

A first look into Hamas’ underground city, underneath the Shifa Hospital complex: pic.twitter.com/O8gEQHAfJ6

— Israel Defense Forces (@IDF) November 22, 2023

Disa ditë më parë gjatë një operacioni kontrovers në spital, ushtria izraelite një “bosht” që çon në një pjesë të tunelit ku pas 50 metrash çon të dera që është rezistente ndaj shpërthimeve.

Madje thanë se pas kësaj dere gjendet një dhomë e pajisur me sistem të klimatizimit, tualet dhe boshte  të tjera.

Dear world, is this enough proof for you? pic.twitter.com/Z3HNDPNV3O

— Israel Defense Forces (@IDF) November 22, 2023

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari, ka thënë se rezultatet e hetimeve treguan se tunelet janë dëshmi të veprimit të Hamasit nën spital.

Ky spital sipas izraelitëve po përdoret qëllimshëm si depo municioni e Hamasit dhe qendër komanduese.

Al-Shifa Hospital from above
Hamas terror complex below
Hamas hides behind hospitals
And here’s the drone footage
That incontrovertibly proves it
Hamas wages war from hospitals
Will the world condemn Hamas? pic.twitter.com/xvvqErP0t1

— Israel Defense Forces (@IDF) November 22, 2023

Në anën tjetër Hamasi mohon këto pretendime duke thënë se nuk po i shfrytëzojnë civilët si mburojë. /Telegrafi/

Read Entire Article