Izraeli shkatërron qendrën e armëve të Xhihadit Islamik Palestinez në Gaza

11 months ago 50

Ushtria izraelite pretendon se ka shkatërruar një qendër të armëve në Rripin e Gazës të shfrytëzuar nga grupi militant Palestinez Xhihadi Islamik (PIJ).

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kryen shpërthimin pas një operacioni që zgjati 12 orë, ku trupat e saj u sulmuan.

“Pozicioni ishte një aset i madh për prodhimin e armëve”, njoftoi IDF-ja, raporton skynews.

#WATCH : IDF troops took over and destroyed a major weapon production post containing unique weapons belonging to the Palestinian Islamic Jihad in the Gaza Strip#GazaUnderAttack #gaza #Israel #IsraelAttack #Palestinian #HamasTerrorist #Hamas #HamasisISIS #IslamicJihadpic.twitter.com/Mk3dUhjcpd

— upuknews (@upuknews1) November 17, 2023

“Trupat IDF kontrolluan postin dhe hoqën dy kamionë plot me armë, duke përfshirë pjesë të raketave Badr-3 (një raketë tokë-tokë), pjesë UAV dhe materiale të inteligjencës që i përkisnin PIJ-së”, thuhet më tutje në njoftimin e forcave izraelite.

IDF ka shpërndarë edhe një video ku pretendon se tregon momentin e shpërthimit të objektit të militantëve.

Ndryshe, PIJ është grupi i dytë më i madh militant në Gaza. Sipas “Projektit Kundër Ekstremizmit”, ajo u themelua në vitin 1979 si një degë e Vëllazërisë Myslimane Egjiptiane.

Grupi është i përkushtuar në çrrënjosjen e Izraelit dhe krijimit të një shteti autonom islamik palestinez në tokat që aktualisht përfshijnë Izraelin, Bregun Perëndimor dhe Gazën. /Telegrafi/

Read Entire Article