Izraeli thotë se ka arrestuar 200 anëtarë të grupeve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik gjatë javës së kaluar dhe i ka marrë në territorin e tij për t’i marrë në pyetje.
Sipas një deklarate, disa nga të dyshuarit ishin fshehur në mesin e popullatës civile dhe ishin dorëzuar vullnetarisht, transmeton Telegrafi.
Izraeli potencoi gjithashtu se ka arrestuar 700 palestinezë që kur nisi operacionin e tij ushtarak dhe pushtimin e Gazës me qëllim të eliminimit të Hamasit.
Hamasi thotë se nga izraelitët po vriten kryesisht gra dhe fëmijë.
BBC nuk ka arritur të verifikojë këto pretendime.
Izraeli nisi sulmet ndaj Rripit të Gazës, pasi pjesëtarët e Hamasit kaluan kufirin e Gazës për në territorin jugor të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1,200 njerëz dhe duke marrë peng 240 persona.
Për më shumë se dy muaj Izrali ka bombarduar Gazën si dhe ka mobilizuar forcat tokësore në territor me qëllim për ta eliminuar grupin Hamas.
Megjithatë, si rrjedhojë e këtyre bombardimeve janë vrarë 20 mijë palestinezë.