“Jam krenar”, fjalët e para të Flick si trajner i Barcelonës

3 months ago 19
Reklamë

Trajneri gjerman, Hansi Flick ka thënë se ndihet krenar që është emëruar trajner i Barcelonës.

Sot (e mërkurë) gjatë ditës, Barcelona konfirmoi zyrtarisht gjermanin Flick si trajner të ri të ekipit.

Flick erdhi si pasues i Xavi Hernadezit dhe ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin nga Camp Nou.

Emërimi i tij në krye të Barcelonës e ka bërë krenar Flickun, i cili ka thënë se ndajnë të njëjtin vizion dhe filozofi me klubin.

“Jam krenar që jam te Barça, është vërtet një klub i mrekullueshëm dhe i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Flick pas prezantimit.

🎙️ Hansi Flick’s first words as the new Barça coach pic.twitter.com/E69FMuEzgf

— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 29, 2024

“Ne ndajmë të njëjtin vizion dhe filozofi, me posedim dhe futboll cilësor”.

“Barça ka La Masian, një nga akademitë më të mira në botë; kështu që misioni ynë është të përmirësojmë të gjithë lojtarët”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Read Entire Article