“Jam kurioz të shoh reagimin e saj” – përballje në BBVA mes Sarës dhe ish-partnerit të saj?

8 months ago 20

Ujërat brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” mund të trazohen, nëse pjesë e saj do të bëhet ish-partneri i Sara Gjordenit.

“Jam kurioz të shoh reagimin e saj”, tha Endrik Beba këtë të diel në “Fan Club”, ku u prezantua zyrtarisht si konkurrent i këtij ‘reality show’.

Ai shpjegoi se me Sarën ka pasur një romancë nëntë vjet më parë. Gjatë kësaj periudhe, Sara u bë pjesë e videoklipit të këngës së Bebës, “Të dua”.

Një këngë dedikuar dashurisë, ku dy artistët shfaqen në momente intime me njëri-tjetrin. – transmeton Top Channel.

Ndërkohë, opinionisti Ronald Sharka, i sugjeroi Bebës që brenda shtëpisë të bëjë një bashkëpunim me Bardhin, për të cilin Sara ka shprehur pëlqim.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

“Të bësh muzikë brenda shtëpisë është ndër synimet e mia. Por jo domosdoshmërisht me Bardhin. Më pëlqen shumë vokali i Artës” – u përgjigj këngëtari. /Telegrafi/

Read Entire Article