Ministri i Jashtëm Igli Hasani është takuar me stafin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në New York, atje ku për periudhën janar – shtator 2024 janë ofruar 2 600 shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikë Domenikane, Kosta Rika, Guatemala, Hawai e Bahamas.
Në një postim në rrjetet sociale, Hasani shkruan se gjatë vitit 2024 janë kryer 107 mijë shërbime konsullore, nga stafet e përkushtuara në 42 poste konsullore në ambasada dhe konsullata të përgjithshme, që mbulojnë thuajse të gjithë botën.
“Përgjegjshmëri e prioritet janë lehtësimi dhe modernizimi i procedurave konsullore për t’iu gjendur sa më pranë qytetarëve shqiptarë”, shkruan Hasani.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb