Janë bërë një javë kur 40 punëtorë mbetën të ngujuar në tunelin e shembur në Indi – operacioni i shpëtimit po vazhdon

11 months ago 22

Një javë më parë, një tunel u shemb në Indi. Rreth 40 minatorë u bllokuan në të. Ata nuk janë shpëtuar ende. Në mënyrë që shpëtimtarët të arrijnë tek ata duhet të shpojnë rreth 60 metra.

Ditën e djeshme në vendin e aksidentit ka mbërritur një shpuese e re, pasi e vjetra është dëmtuar gjatë përpjekjes për të shpuar një kalim nëpër shkëmbinj, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, ata kanë arritur të shpojnë rreth 24 metra, tha Devendra Patwal, një zyrtar i menaxhimit të fatkeqësive.

Ai tha gjithashtu se janë duke menduar për mënyra të reja të nxjerrjes së punëtorëve. Ndoshta ata do të përpiqen të përdorin makinën e re për të shpuar një vrimë në majë të kodrës, nën të cilën punëtorët janë bllokuar.

#UttarakhandTunnelCollapse

உத்தராகண்டில் சுரங்கப்பாதை நிலச்சரிவில் சிக்கி 40 உயிர்கள் தவிர்த்து வருகின்றனர்

சுரங்கப் பாதைக்கு மேலே மலையிலிருந்து குடைந்து துணை அமைத்து அதன் மூலமாக சிக்கி உள்ள தொழிலாளர்களை மீட்கும் முயற்சிகள் மேற்கொள்ளப்பட்டு வருகிறது

ஆனால் இதற்கு மேலும் சில… pic.twitter.com/pmw6JizghP

— Niranjan kumar (@niranjan2428) November 19, 2023

Deepa Gaur, një zëdhënëse e qeverisë, tha se metoda do të zgjaste më shumë sepse në atë rast ata do të duhet të gërmojnë rreth 100 metra për të arritur te punëtorët.

Tuneli 4.5 kilometra i gjatë ndodhet në shtetin verior të Uttarakhand dhe është pjesë e autostradës Char Dham, një nga projektet më ambicioze të qeverisë së kryeministrit indian Narendra Modi.

Autoritetet nuk kanë thënë se çfarë e shkaktoi shembjen e tunelit, por rajoni është i prirur ndaj rrëshqitjeve të dheut, tërmeteve dhe përmbytjeve.

ये है वो नम्बर वन अमेरिकन ऑगर मशीन जिसे भारतीय वायु सेना के चार माल वाहक विमानों के ज़रिए चिन्यालीसौड लाया गया और जो अब उत्तरकाशी के सिलक्यारा स्थित सुरंग में फंसे लोगो को निकालने के लिए ड्रिल करके पाइप अंदर तक ले जाने के काम में जुटी है। #UttarakhandTunnelCollapse #Uttarkashipic.twitter.com/nKG6oebUOe

— Ajit Singh Rathi (@AjitSinghRathi) November 16, 2023

Një pjesë e tunelit u shemb kur një grup punëtorësh po dilnin nga kantieri dhe një grup tjetër po mbërrinte.

Ekipet e shpëtimit janë në kontakt me punëtorët e bllokuar përmes radiolidhjeve. Asnjë nga personat në tunel nuk është i lënduar. /Telegrafi/

Read Entire Article