“Janë në hall të madh”, Roland Bejko ‘shigjeton’ Bardhin e Berishën: Aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas shpifjeve

11 months ago 52
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, në një reagim publik, shprehet se ‘aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve’.

Bejko, duke iu drejtuar Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, shprehet se “halli i madh i ka bërë të lëpijnë atë çfarë kanë pështyrë deri më sot, por ky nuk është halli i demokratëve dhe as i shqiptarëve”.

“14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s’e kishte imagjinuar. Por tashmë është fakt, se sa më shumë e shajnë dhe sulmojnë PD-në, aq më shumë përfitime, leje për pallate e resorte, prona e shpërblime të tjera me oligarkët e përbashkët marrin nga Rama.

Shqiptarët tani e kanë të qartë, aleancës së kullave u ka dalë boja. Është nder për këtë vend të jesh në luftë me aleancën e korrupsionit madhor!”, shprehet ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article