“Jap dorëheqjen…”/ Inceneratorët ndezin Kuvendin, Balla replikon ashpër me Sulën: Mos na digjni “Flamurin” se na duhet

1 year ago 26
Reklamë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka replikuar ashpër me ministrin e Brendshëm, Taulant Ballës a i përket aferës së inceneratorëve.

Ishte Sula që u zotua të jepte dorëheqjen në rast se vërtetohet që inceneratori i Elbasanit punon. Po ashtu, demokrati i kërkoi Ramës shkojë në interpelancë për Arben Ahmetajn në Kuvend.

Inceneratoët janë skemë e pasur korruptive për të mbajtur pushtetin. Mentori ishte Arben Ahmetaj, sepse të mbash pushtetin të duhen para për të blerë votën e të varfërve. Nga 50 euro e çuat votën në 500 euro.  I përdorët për të mbyllur gojën mediave. E keni të qartë që doni të bleni dhe njerëz e drejtues të opozitës vetëm për të mos denoncuar skandalet. Nëse inceratori i Elbasanit punon pas datës 14 maj jap dorëheqjen, punoi vetëm 2 javë për ti hedhur hi syve se u bënë mal plehrat e Elbasanit. Nuk punon inceneratori i Elbasanit. A vlen kjo serë me plasmas tek inceneratori i Tiranës?! 310 mijë euro financuar nga AZHBR?! U financuan për një serë plasmasi që nuk funksionon sot”- tha Sula, duke shtuar se “të gjithë do të japin llogari kush ka futur duart tek inceneratorët.”

Në kundërpërgjigje, socialisti Taulant Balla me nota ironie iu përgjigj që “vetëm Flamurin mos digjni se na duhet”. Ministri i bëri thirrje deputetit demokrat që të mos bëjë premtime të cilat nuk i mban dot.

“Sula, mos e digj mandatin kot, ose të paktën shko e digje nesër, kur do të digjen edhe 90 ton mbetje në impiantin e trajtimit të mbetjeve në Elbasan. Po të duash shko edhe sot, por sot keni çështje tjetër.

Ka qenë në punë. Vetëm mos na digjni “Flamurin” se ky na duhet. Por të tjerat digjini. Punon o Dash! Mos bëj premtime se ia ke marrë dorën kësaj që “e lëshoj mandatin”, “e lëshoj mandatin””- tha Balla.

Top Channel

Read Entire Article