“Jemi ende në pritje të ekstradimit”/ Dumani për deklaratat e Ahmetajt për RAI3: Po vlerësohen! Personat e hetuar…

3 months ago 7

Kreu i SPAK Altin Dumani, në një komunikim me gazetarët foli mes të tjerash edhe në lidhje me ish zv. kryeministrin Arben Ahmetaj.
I pyetur në lidhje me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, Dumani tha se është një procedurë e cila zgjat.

“Që ditën që kemi bërë kërkesën për ekstradim jemi në pritje”, u shpreh ai ndërsa nuk ka pranuar të prononcohet në lidhje me faktin se Ahmetaj ka bërë një kërkesë për azil.

Dumani u pyet edhe mbi intervistën e dhënë nga Ahmetaj për një dokumentar në Rai3.

Ai tha se lidhur me inceneratorët, çështja është nën hetim.

“Lidhur me inceneratorët, çështja është nën hetim. Edhe deklaratat e dhëna nga personi në fjalë po vlerësohen. Ka persona të hetuar, të arrestuar, një ndër ta është zoti Ahmetaj”, u shpreh kreu i Prokurorisë së Posaçme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article