“Jeto Green Coast”. Eventi që mblodhi përfaqësues shqiptarë dhe të huaj të industrisë së Real Estate

1 month ago 30

TIRANE

Pas një investimi rekord prej 1 miliard eurosh në sektorin e turizmit dhe vendosjes së tij në të njëjtat standarde me destinacionet botërore, Green Coast ka prezantuar risitë dhe vizionin e së ardhmes përmes një eventi ekskluziv, që mblodhi bashkë partnerë të real estate nga vendi e bota. Ky event i dedikuar biznesit ofroi një mundësi unike për të eksploruar potencialin e jashtëzakonshëm të investimeve dhe të ardhmen e turizmit në bregdetin shqiptar.

  • foto galeri

Gjatë eventit, CEO i Balfin Real Estate, Znj. Ledia Telhai, theksoi se Green Coast është projekti me ndikimin më të madh në Shqipëri. “Jemi krenarë që Green Coast ka transformuar dhe do të vijojë të transformojë një zonë tërheqëse të Shqipërisë, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit. Ky projekt vjen i integruar në një ekosistem të plotë infrastrukture. Investimet si tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës janë projekte që lehtësojnë qasjen e turistëve dhe investitorëve në këtë zonë, duke rritur ndjeshëm aksesueshmërinë. Kjo infrastrukturë moderne është thelbësore për të ndërtuar një rrjet të fuqishëm turistik, duke e vendosur Shqipërinë në një linjë të barabartë me destinacionet më të famshme të Mesdheut.”

  • foto galeri

Për një eksperiencë të plotë të jetës në Green Coast, të ftuarit vizituan pikat kyçe të projektit. Duke nisur nga zyra e shitjeve të Green Coast, e hapur së fundmi në Galeria by TEG, pjesëmarrësit u shoqëruan nga përfaqësues të projektit drejt qendrës së parë lifestyle në bregdetin shqiptar, La Vista, për t’u drejtuar më pas në shëtitoren buzë detit e për t’u njohur me historinë e pasur dhe mundësitë e shumta të investimit. Vizita vijoi me prezantimin e vilave më ekskluzive të fazës së parë tashmë të përfunduar e të shitur, duke nxjerrë kështu në pah potencialin e projektit në fazën e tij të dytë, ku përfshihen vilave të tipologjive të shumta e të larmishme, për t’iu përshtatur kërkesave të tregut.

  • foto galeri

Partnerë e bashkëpunëtorë në biznes u njohën kështu me faktorët që kanë tërhequr interesin e investitorëve dhe blerësve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Zvicra, Italia, Franca, dhe shtete të tjera të zhvilluara, duke e bërë Green Coast një nga projektet më të rëndësishme të Shqipërisë.

  • foto galeri

Gjithashtu, Green Coast u shpalos përpara të ftuarve si një destinacion i mirëfilltë bregdetar dhe si një mënyrë e re jetese. Përmes një mbrëmjeje që solli copëza eksperiencash të ndërthurura me performanca artistike, muzikë, kulturë dhe traditë, Green Coast tregoi se është një vend ku ka jetë, gjallëri dhe aktivitete, një eksperiencë e plotë e jetesës mesdhetare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article