Joan Laporta thyen heshtjen – zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin

3 months ago 16
Reklamë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, më në fund e ka shpjeguar vendimin e tij për ta shkarkuar Xavi Hernandez, një javë pasi emëroi në stol Hansi Flick si trajnerin më të ri dhe dy javë pasi e la teknikun të largohet.

Teksa thashethemet në lidhje se Xavi mund të shkarkohehet ishin të shumta, vendimi për ta bërë këtë e befasoi botën e futbollit, duke marrë parasysh se Laporta publikisht e kishte miratuar vazhdimësinë e Xavit për sezonin e ardhshëm vetëm një muaj më parë.

Në një intervistë për Barca One, kanalin zyrtar të klubit, Laporta dha një intervistë në të cilën shpjegoi arsyen e tij mbrapa këtij vendimi.
“Xavi bëri një punë të mirë. Ai mori ekipin në një kohë mjaft të vështirë.

Vitin e kaluar ai e fitoi La Ligan dhe Superkupën. Këtë sezon gjërat nuk kanë shkuar mirë, deri në atë pikë sa Xavi tha se nuk do të vazhdonte”.

“Unë e pranova atë në fund të sezonit sepse Xavi është një ‘culer’ në zemër dhe nuk ishte e mirë që të ndryshojmë trajnerin në mes të sezonit”.

“Ai dukej se nuk ishte në gjendje të vazhdonte me presionin që kishte. Pastaj kishte një konferencë për shtyp që ndryshon diskursin e tij dhe në një takim me drejtorin sportiv aty ku ndryshon kërkesat e tij”.

“Kjo më bën të mendojë se një shtysë e re duhet t’i dhurohet ekipit për të nxjerrë maksimumin. Ne kishim opsionin e Hansi Flick, i cili duket të jetë në gjendje të konkurrojë ndaj o kujt me këtë ekip”.

“Unë mendoj se e kemi përfunduar bashkëpunimin në një mënyrë mjaft elegante me Xavi. Ai e mbajti fjalën e tij, ne e mbajtëm tonën. Ne arritëm një marrëveshje. Ai i ka dyert e hapura sepse është një ‘culer’. Ne e përfunduam mirë dhe tani duhet të rikthehemi tek rruga e fitores”, përfundoi Laporta./Telegrafi/

Read Entire Article