Jose Mourinho arrin marrëveshje me klubin e ri, befason me destinacionin

3 months ago 10
Reklamë

Jose Mourinho, i cili ka mbetur pa një pozicion drejtues që nga largimi i tij nga Roma në janar, do të kthehet në fushën e blertë si trajner.

Pavarësisht zërave që e lidhin atë me klubet e Superligës së Arabisë Saudite dhe disa kombëtare, Mourinho ka vendosur ta vazhdoj karrierën në Evropë.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Mourinho ka arritur një marrëveshje me klubin e madh turk, Fenerbahce.

“Marrëveshja verbale e Jose Mourinhos me Fenerbahcen është një kontratë dyvjeçare e vlefshme deri në qershor 2026. Ajo gjithashtu do të përfshijë një opsion për sezonin e mëtejshëm”.

“Jorge Mendes ka negociuar marrëveshjen dhe tani është koha për të rishikuar, nënshkruar të gjitha dokumentet zyrtare. Ja ku shkojmë së shpejti!”, ka shkruar Romano në profilin e tij në platformën X.

🟡🔵🇵🇹 José Mourinho’s verbal agreement with Fenerbahçe is on two year contract valid until June 2026.

It will also include an option for further season.

Jorge Mendes has been negotiating the deal and now time to review, sign all formal documents.

Here we go soon! 🇹🇷 pic.twitter.com/rsSZYCUKjO

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 31, 2024

Ndryshe, këtë sezon, Fenerbahce mori plotë 99 pikë, por nuk u bënë kampionë pasi Galatasaray arriti të fitonte tri pikë më shumë.

Fenerbahce ka mbi dhjetë vite që nuk ka arritur titullin kampion në Superligën e Turqisë dhe me ardhjen e Mourinhos, ky do të jetë objektivi i vetëm. /Telegrafi/

Read Entire Article