“Ju e dini se si janë gjermanët, shumë u munduam – nuk ndryshoi mendje” – Florentino Perez flet për lamtumirën e Toni Kroos

3 months ago 10
Reklamë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez konfirmoi se si tentoi deri në fund ta bindte Toni Kroosin të qëndronte, por tentativa ishte e dëshpëruar.

Kryesia e Real Madridit po bënte përpjekje për të bindur gjermanin të shtynte lamtumirën e tij nga Spanja dhe futbolli (pas Kampionatit Evropian) dhe në vend të kësaj të nënshkruante një rinovim të kontratës.

Vullneti i lojtarit ishte i qartë, nuk donte t’ia dinte, ishte i vendosur për t’u larguar nga Madridi, duke mohuar çdo përvojë diku tjetër.

“Ne i ofruam atij rinovimin e kontratës, por është e qartë se dëshironte të tërhiqej në kulmin e tij”.

“Ju e dini se si janë gjermanët, është shumë e vështirë t’i bësh të ndryshojnë mendje. Ai bëri atë që donte të bënte, largohet si legjendë dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë si një nga më të mëdhenjtë në botë”, – deklaroi Perez pas suksesit të mbrëmshëm.

Real Madridi fitoi finalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Borussia Dortmundit në Wembley.

Për Toni Kroos nuk ka kthim pas: Kampionati Evropian, në shtëpi do të jetë “vallëzimi i fundit” për të, më pas “do të varë këpucët në gozhdë”. /Telegrafi/ 

Read Entire Article