Jude Bellingham, “Golden Boy 2023”

10 months ago 47
23:42 05/12/2023

Jude Bellingham mori çmimin “Golden Boy 2023”, në një mbrëmje gala, një vlerësim që jepet nga gazeta sportive me qendër në Torino, Tuttosport.

Anglezi është një prej të rinve më të mirë të momentit në futbollin europian dhe që prej transferimit të tij nga Dortmund tek Real Madrid ai ka qenë vendimtar për klubin spanjoll, si në ndeshjet në La Liga, ashtu edhe në Champions.

“Është nder të jem këtu sot, ku kanë kaluar kaq shumë legjenda. Jam shumë me fat për gjithçka që kam kaluar. Është e mrekullueshme të dëgjosh reagimet e shkëlqyera të botës ndaj meje. Për të qenë lojtari më i mirë në botë, nuk duhet vetëm të luash mirë dhe të shënosh gola, duhet të ndihmosh edhe ekipin”, tha Bellingham.

Futbollisti vlerësoi klubin e Real si më të mirin në botë dhe se si trajneri edhe shokët e skuadrës i kanë krijuar kushtet që ai të japë më të mirën e tij.

‘Golden Boy’ është çmimi që Gazeta italiane Tuttosport, por me votimin e gazetarëve sportivë nga mediat më prestigjioze europiane, akordon për futbollistët më të mirë në nën 21 vjeç.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article