Jurgen Klopp pothuajse mes lotëve, Anfield përshëndeti gjermanin që njoftoi largimin për fundin e sezonit

8 months ago 9

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i adhuruar nga tifozët në klubin që ai drejton, ndërsa të premten ai njoftoi se do të largohet nga Reds në fund të sezonit, pas gati nëntë vitesh qëndrim.

Gjatë asaj kohe, Klopp fitoi një Ligë Premier, një Ligë të Kampionëve, një Kupë të Botës për klube dhe trofe të tjerë.

Liverpool luajti dy finale të tjera të Ligës së Kampionëve dhe një finale të Ligës së Evropës nën drejtimin e tij.

Sot, dy ditë më vonë, Liverpool luajti ndeshjen e parë pas njoftimit se gjermani do të largohet së shpejti.

Klopp është një nga personazhet më të dashur në mesin e tifozëve të Liverpoolit dhe ata i në një pritje prekëse pas njoftimit të tij se po largohej.

Stadiumi i mbushur plot i Liverpoolit kishte brohoritma për të, ndërsa i gjithë “Anfield” ishte plot me pankarta, shalle dhe flamuj me emrin dhe fytyrën e tij.

⚽️ Impresionante homenaje de la parcialidad del #Liverpool 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 para su DT Jurgen #Klopp, quien se despedirá del club al final de la temporada. #VamosQueVamospic.twitter.com/zOIiTf6naS

— Vamos Que Vamos (@VQV_Futbol) January 28, 2024

Kamera në mënyrë të përsëritur zmadhonte një Klopp i emocionuar duke parë tribunat gjatë këndimit të “You’ll Never Ëalk Alone”. /Telegrafi/

Read Entire Article