Jurgen Klopp zbuloi tre lojtarë që do të nënshkruante në Liverpool nëse do të kishte një buxhet të pakufizuar

3 months ago 7
Reklamë

Ish-trajneri tashmë i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar në një intervistë për mediat britanike se cilët janë tre lojtarët do të nënshkruante me ta nëse do të kishte një buxhet të pakufizuar për të bërë blerje.

Ai theksoi se do të sillte tre yje të mëdhenj botërorë, por që nuk përputhet me stilin e kultivuar nga klubi nga “Anfield Road”.

“A mund ta imagjinoni Liverpoolin të ketë para të pakufizuara?”.

“Nëse do të kishim para të pakufizuara, do të sillnim Kylian Mbappe, do ta imagjinonim atë në fanellën tonë dhe do të imagjinonim Jude Bellingham dhe Erling Haaland. Megjithatë, nuk jemi, thjesht nuk përshtatet në konceptin tonë. Ne kemi fituar gjithçka që mund të fitojmë gjatë rrugës tonë”, ka thënë Klopp.

Kujtojmë se Klopp vendosi të largohet nga klubi nga Anfield në fund të këtij sezoni dhe të marrë disa muaj pushim, ku Arne Slot e zëvendësoi atë në stolin e Liverpoolit. /Telegrafi/ 

Read Entire Article