Justin Timberlake e tradhtoi Cameron Diaz me yllin e “Playboy”, Zoe Gregory

8 months ago 4

Ish-ylli i “Playboy”, Zoe Gregory, ka folur për një lidhje me Justin Timberlake gjatë kohës që ishte me aktoren Cameron Diaz.

E njëjta tregoi se ishte takuar me Timberlake në një festë të organizuar në Mansionin e ‘Playboy’ dhe se ishte e para që iu afrua atij.

Ajo pranoi se këngëtari në fillim refuzoi duke thënë se ishte në një lidhje me Cameron Diaz, por ajo nuk u dorëzua.

Zoe Gregory

“Ai nuk donte të dukej i dobët. Ne hymë në shpellë së bashku, hoqëm gjithçka”, zbuloi Zoe Gregory.

Meqë ra fjala, kjo nuk është hera e parë që Zoe Gregory zbulon sekretet e burrave të famshëm.

Justin Timberlake dhe Cameron Diaz

Në vitin 2019, ajo bëri të njëjtën gjë me Alex Rodriguez, ish-të dashurin e Jennifer Lopez.

Lepurushja e ‘Playboy’ zbuloi se vetëm pak javë para se t’i propozonte divës latine, Rodriguez i dërgoi asaj mesazhe sugjestive seksuale. /Telegrafi/

Zoe Gregory
Read Entire Article