Juve, 27 vite pa titull ndërkombëtar

7 months ago 30
Reklamë
22:15 05/02/2024

“Thatësira” rekord e bardhezinjve

Si kundërpeshë e arritjeve emocionuese të Juventus në dekadat e fundit në  Itali, janë të dhënat e këtij klubi në garat ndërkombëtare.

Trofetë janë totalisht inegzistentë. Këtë 5 Shkurt mbushen plot 27 vite që kur Juventus fitoi një kupë ndërkombëtare.

Ishte pikërisht superkupa UEFA 1996, kundër PSG. Italianët i fituan të dyja ndeshjet 6-1 dhe 3-1. Ndeshje e kthimit ishte në Stadio La Favorita, të Palermos.

Që prej asaj kohe, thatësirë totale. Kurrë më parë skuadra e Juventusit nuk ka përjetuar një mungesë kaq të gjatë fitoresh në nivel ndërkombëtar.

Rekordi i mëparshëm negativ i përkiste, në fakt, periudhës nga viti 59 kohë kur morën pjesë për herë të parë në Kupën e Kampionëve deri në 1977 sezoni në të cilin Juventus fitoi Kupën UEFA.

Juventus do të rikthehet në garat europiane sezonin e ardhshëm pasi vuan një dënim nga UEFA për falsifikim të bilanceve në kohën e pandemisë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article