Juventus del nga gara për titull

7 months ago 11
Reklamë
15:29 13/02/2024

Allegri ‘feston’ rekordin me humbje, Inter ka shans arratisje

Humbja e parë në shtëpi për këtë sezon, por që mund të ndikojë në garën për titull. Juventus shpërdoroi mundësinë për të mbajtur hapin e Interit kryesues në javën e 24-të të Serie A, pasi u mposht minimalisht 1-0 nga Udinese.

Një disfatë e regjistruar që në pjesën e parë të takimit, me miqtë që arritën të gjenin golin në ato pak tentativa në portën e Shezni. Lautaro Xhianeti përfitoi nga pakujdesia në mbrojtjen bardhezi, për tu bërë mbrojtësi i tretë i Udinese që shënon gol në portën e Juventusit në 20 vitet e fundit.

Torinezët tentuan për të ndryshuar fatin, por nuk arritën të shmangin humbjen. Disfatë që zbeh disi rekordin e Massimiliano Allegri që bëhet i dyti trajner më më shumë ndeshje në historinë e Juventusit në të gjithë garat, me 405 herë në stol, për të barazuar Marcelo Lippin. Rekordi mbahet nga Xhovani Trapatoni me 596 ndeshje.

“Nuk është një moment i lumtur për ne. Kemi një objektiv të rëndësishëm për të arritur. Jemi në vendin e dytë në renditje. Duhet të marrim sa më shumë pikë për të garantuar Ligën e Kampionëve”.

Aktualisht, Juventus numëron 7 pikë më pak se Interi kryesues, por këto të fundit kanë një takim më tepër për të luajtur.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article