Juventus – Inter, Derby d’Italia vjen kësaj radhe për pozitën e parë

10 months ago 24

Live Derby box: Juventus -Inter

Juventus – Inter, Derby d’Italia vjen kësaj radhe për pozitën e parë

Juventus dhe Inter do të përballen në “Allianz Stadium” në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit italian.

Të dy skuadrat po kalojnë në një formë të shkëlqyer këtë sezon teksa Juventusi pesë ndeshjet e fundit i ka fituar që të gjitha ndërsa Interi ka fituar katër dhe ka barazuar një prej tyre.

Pritet të zhvillohet një duel mjaft i ‘ashpër’ në fushë kryesisht për shkak të gjendjes në tabelë me Inter që është lider me 31 pikë, dy më pak se Juventusi në vendin e dytë që ka 29 sosh.

Në pesë takimet e fundit të zhvilluara mes palëve, të dy skuadrat kanë nga një fitore ndërsa një ndeshje është mbyllur pa fitues.

Para 18 min

Derbi mes Juventusit dhe Interit do të jetë i veçantë për Thuram: Ai po rikthehet në qytetin ku u rrit

Ndeshja e ardhshme e Interit ndaj Juventusit do të jetë veçanërisht e rëndësishme për sulmuesin e Nerrazurrëve, Marcus Thuram, i cili do të rikthehet në Turin, qytetin ku u rrit pasi babai i tij iu bashkua Juventusit.

Thuram ka lindur në qytetin e Parmas në gusht të vitit 1997 dhe lëvizi në Turin në moshën katër vjeçare kur babai i tij Lilian Thuram iu bashkua ekipit të Juventusit.

Para 32 min

Allegri thotë se Inter është favoriti kryesor për të fituar Scudetton këtë sezon

Massimiliano Allegri ka insistuar se Interi janë favoriti kryesor për të fituar titullin e Serie A si dhe ka zbuluar se Manuel Locatelli do të jetë i gatshëm ndaj Nerazurrëve mbrëmjen e së nesërmes.

Juventusi gjendet në pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit në Itali dhe do të jetë nikoqir i liderit Inter ne “Allianz Stadium” në Turin.

Lexo lajmin e plotë..

Para 36 min

Inzaghi: Ndeshja ndaj Juventusin nuk është vendimtare, kemi disa mungesa në mbrojtje

Juventus dhe Inter, do të përball dy skuadrat që udhëheqin kampionatin dhe konsiderohen si rival për titull këtë sezon.

Kjo pasi pas 12 javësh, diferenca është vetëm dy pikë në favor të Interit.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se ndeshja ndaj Juventus nuk mund të jetë vendimtare për fatet e titullit.

Lexo lajmin e plotë… 

Read Entire Article