Juventus ndalet nga Genoa, Interi ka mundësinë të “arratiset”

9 months ago 37
Reklamë

Juventus është ndalur në barazim 1-1 nga Genoa në javën e 16-të të Serie A.

Ka qenë Federico Chiesa i cili ka kaluar bardhezinjtë në pjesën e parë në avantazh duke realizuar nga pika e bardhë e 11 metërsit.

Ndërkohë që në pjesën e dytë, Genoa reagoi menjëherë duke gjetur golin e barazimit me një aksion fantastik me Gudmundsson në minutën e 48-të.

Me këtë rezultat, Juventus nuk arrin dot të parakalojë Interin, pasi tashmë ndodhen me 37 pikë në vendin e dytë, një më pak se Interi kryesues që është me një ndeshje më pak.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article