Juventus u bë skuadra e katërt dhe e fundit që siguroi kualifikimin për në gjysmëfinalet e kupës së Italisë.
Bardhezinjtë mundën lehtë 4 me 0 Frozinonen dhe tani do të ketë punë me Lacion në turin e ardhshëm.
Gjithçka e lehtë për Bardhezinjtë në Torino.
Përtej kundërshtarit modest, kupa e Italisë shfaq një tjetër Juventus, që zbavitet dhe shënon me lehtësi në portat kundërshtare.
Kështu bëri me Salernitanën në turin e kaluar ku realizoi 6 gola, kështu edhe me Frozinonën tanimë në çerekfinale me 4 gola.
Skuadra e Alegrit këtë herë iu falë një tregolëshi të polakut Milik dhe një realizimi të mrekullueshëm nga talenti turk Illdiz.
Sfida u zhbllokua shumë shpejt në minutën e 11 nga Milik me penallti.
Gol që natyrisht i dha një avantazh të madh vendasve, pasi Frozinone liroi hapësira duke tentuar të shohë me detyrim përpara në kërkim të golit të barazimit.
Megjithatë tentativat e Harroiu dhe shqiptarit nga Kosova Ibrahimoviç nuk sjellin asgjë. Përkundrazi Milik në të 38 shënon golin e dytë personal që e çon Juventusin në dhomat e zhveshjes tepër të qetë.
Polaku merr topin në shtëpi me golin e tretë personal realizuar në fillim të pjesës së dytë i shërbyer nga Lokateli. Qershia mbi tortë e mbrëmjes ishte goli i turkut Illdiz në minutën e 61.
Gjysmëfinalet e para të kupës së Italisë, Fiorentina Atalanta dhe Juventus Lazio do të luhen në 3 prill.