Juventusi arrin marrëveshje për transferimin e Di Gregorios

3 months ago 11
Reklamë

Juventus së shpejti do të njoftojë nënshkrimin e portierit Michele Di Gregorio për ta forcuar portën për sezonin e ri.

Di Gregorio vjen nga Monza dhe Juventusi duhet t’i paguajë rreth 20 milionë euro për t’i fituar shërbimet e portierit italian që ka pasur një sezon fantastik në Serie A.

Ky është një portier që ishte ndër më të mirët në Serie A, duke mbajtur në 14 ndeshje portën e paprekur dhe ka pranuar gjithsej 35 gola në 33 ndeshje sa ka qëndruar në fushë.

Në fund të sezonit, Seria A e shpalli portierin më të mirë të kampionatit, por kjo nuk i solli ftesën e trajnerit Luciano Spalletti për Kampionatin Evropian.

Në Juventus ai do të luftojë për pozitën e titullarit me veteranin polak Wojciech Szczesny dhe Mattia Perina.

Juventus dhe Monza ende duhet të bien dakord për formulën e transferimit. Ekziston mundësia që Juventusi ta huazojë me një blerje të detyrueshme.

Di Gregorio është një portier i rritur në Akademinë e Interit, derisa më parë luajti edhe për Renate, Novara dhe Perdenone./Telegrafi/

Read Entire Article